STREET ART!

Një ditë ndërmerrni një udhëtim të shkurtër në “metropolin” ku jetojmë, do të shikoni ndërtesa të larta, grumbullime betoni të përhapura nga njëra anë në tjetrën, dhe mes këtyre krijesave të urbanizimit gjenden dhe oazet e mbijetuar.

Bukuria urbane vjen tek ne në të gjitha format dhe përmasat e saj, por nëse vështrojmë të gjithë pamjen gjithcka është e kornizuar ne disa ngjyra. Gri, kafe, një e bardhë e dal boje dhe struktura metalike, dizajnime të cilat nuk të zgjojnë asnjë ndjenjë përvec indiferencës.

Dhe mbase kjo është arsyeja që ekzistojnë “artistët e rrugës” (street artists).

8

Continue reading

Muzeu, identiteti, roli dhe vendi i tyre dhe ne ta

785_929

Kur flasim për muze, gjëja e parë që na vjen në mendje është kutia. Kutia, ashtu si muzeu ruan objektet, dhe i mbron nga degradimi. Kur mendojmë për muzeun si kuti, gjithashtu na vijnë në mendje shiritat ngjitës që mbyllin hermetikisht anët e saj dhe fjalën “fragile” (delikate) në çdo faqe të kutisë. Por në qoftë se do t’i bëjmë një vrimë kësaj kutie mjaftueshëm që të hyjë drita dhe të ngrihet pluhuri, objektet do të tregojnë historinë e tyre dhe do të tërheqin edhe vëmendjen e dikujt jashtë kutisë. Continue reading

Kasollja e Vjetër: Komedia si histori dhe historia si satirizim i “normalitetit” të absurdit të përditshmërisë.

 

“Te komeditë zakonisht e publiku e ka të qartë nga cila anë qëndron e drejta” – gjejmë të theksohet në botimin “Gjuha e Komedise Greke”, Universiteti i Oxfordit në vitin 1999. Një përmbledhje esesh që hap rrugen e informimit dhe reflektimit qysh prej mendimtarëve të qysh prej mesit të shekullit të XX që ishin të gatshëm të investonin energjinë e tyre në studime që nisën të jenë edhe ndërdisiplinare mbi punimet e ndryshme teatrale. Nën një qasje pak psikologjike të marrëdhënies së publikut me informacionin, urave të komunikimit dhe shumëllojshërisë së tyre si të dukshme e të padukshme, të menjëhershme apo në formë reflektimi, ndjekim ndër materialet e prezantuara nga një grup autorësh, rrugën e komedisë nga qartësia te përshtatshmëria me shoqërinë në të cilën vjen në jetë e nga e cila prodhohet. Continue reading

Edipi Mbret: Rendje pas një të vërtete të hidhur këtë rradhë për ta kapur e shkundur atë…

 

Në skenën e Teatrit Kombëtar u rivu në skenë “Edipi Mbret”, një bashkëpunim mes artistëve shqiptarë e kosovarë me regji të Ilir Bokshit.

Ishte një shfaqeje e pazakontë kjo për cka isha mësuar të shihja në skenë unë, edhe pse jo për gjatë frekuesntues i saj.

Historia ish e ditur e gjithësesi u shfaq surprizuese, mbajti peshë, arriti të përfshinte e jo vetëm të tregonte. Për një moment harron se e njeh atë. Ndaj edhe qasja e trajtimit të rrefimit mbi të zgjodha të ishte më “personale”. Continue reading

Skicat No.1: Sintetikisht nga “eksursioni me klasën” nëpër skicat për dramë, konflikt dhe personazhe të Enton Kaca-s në Teatrin Kombëtar

“Skicat”, do të jenë një cikël reflektimesh mbi vetë reflektimin e së nënlëkurshmes të zhvillimit shoqëror, te produkti artistik, në këtë rast te produkti skenik aktror. Dhe sa për ti qëndruar besnikë prepotencës së ndryshimit, hapin e parë po e hedhim duke marrë në konsideratë së pari a i transmetojmë gjë njëri-tjetrit, qoftë edhe në aspektin fare të vobektë ndërbreznor, dhe nëse po, çfarë? Continue reading

Image

“If it’s too loud, you’re too old!”… if it’s too strange, you’re may / be breaking free!” ose Jazz-i ndërkombëtar, dhe Gent Rushi e Ermal Rodi dhe pranëvera e mullinjve /të/ erës së kësaj Tiranucës sonë :)

41040162_pSigurisht ka një mënyrë për të luajtur në anën e sigurtë, ka pastaj edhe një mënyrë loje ku përdoren marifetçka, dhe ka pastaj edhe një mënyrë loje si kjo imja: rrezikshëm, ku duhet patur parasysh rreziku i gabimit, por i gabimit si mundësi zbulimi elementësh të rinj që të lejojnë të krijosh çfarë as nuk e kishe imagjinuar se egzistonte më parë” thotë Dave Brubeck, duke e parë kështu lirinë e mbartur në Jazz si Liri të kuptuar, si Liri eksploruese për të gjetur të renë, për të gjetur udhën e zhvillimit. Si liri lapsuese në kërkim të parreshur të zhvillimit… lirisht të lirë! Ne po vihemi tani për tani në ndjekje të Gent Rushit e Ermal Rodit!… 🙂

Continue reading